Lajme

“Asociacioni e ka autonominë territoriale politike në pikën 7, Kurti e di andaj po i ikën themelimit”

05/29/2024 09:21
nga:G B

Asociacioni e ka autonominë në pikën e 7, andaj kryeministri Kurti po i ikën themelimit të tij.

Kështu thotë Fatmir Sheholli, drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.

“Kjo formë që e kemi parë, që e ka pranuar z.Kurti në Ohër në mënyrë verbale e ka autonominë territoriale politike të serbëve në pikën 7 dhe këtu nuk kemi çka flasim, shihet. Prandaj, unë besoj që z.Kurti e ka parë çka ka ndodhur dhe po i ikën, po e eskivon sa të mundet këtë çështje”, vlerëson ai në një intervistë për Gazeta Blic.

Sipas tij, kjo do t’i kushtojë Kurtit në zgjedhje, pasi e ka mashtruar popullin dhe populli nuk e do mashtrimin.

“Do t’i kushtojë aq sa e ka mashtruar këtë popull. Populli nuk e do mashtrimin, e do realitetin dhe ky fakt do ta shohim në zgjedhje, por unë besoj se është një pjesë dërmuese e njerëzve të cilët e kanë parë këtë mashtrim dhe ky mashtrim do të jetë i determinuar pastaj në çështje të votës”, deklaron Sheholli./Gazeta Blic/