Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar deklaratën e emisarit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se “Asociacioni do të bëhet edhe nëse s’do Kurti”.
Thaçi tha se qeveria është shprehur e hapur ndaj opsionit për zgjedhje reja pas qetësimit të situatës dhe vendosjes së ligjshmërisë në komunat në veri.
“Qeveria është shprehur e hapur ndaj opsionit për zgjedhje të reja pas qetësimit të situatës dhe vendosjes së ligjshmërisë në komunat tona në veri të vendit. Grupet kriminale dhe ekstremiste duhet ose të arrestohen për sulmet e tyre ose le të ikin në Serbi prej nga edhe erdhën jo pak prej tyre.Ajo që është parakusht për zgjedhje të lira është sundimi i ligjit, pastaj kjo së bashku me fushatë zgjedhore të hapur dhe fer”, deklaroi Thaçi për “Gazeta Blic”.

Emisari i SHBA-ve për Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të bëhet edhe nëse nuk do kryeminsitri Kurti.
Escobar ka thënë se kjo çështje nuk varet nga ai, Kurti, por është një çështje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
“Nuk varet nga ai. Kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky Asociacion do të bëhet. Pyetja është: a dëshiron Kosova të presë integrimin euroatlantik derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore?”, ka deklaruar Escobar.
Ai tutje është shprehur se SHBA-të janë duke pritur nga Kosova një draft për Asociaiconin e komunave me shumicë serbe, njofton “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/
“Asociacioni do të bëhet edhe nëse s’do Kurti, kërcënim se vendi mundet me shku në zgjedhje”
Escobar: Asociacioni do të bëhet edhe nëse s’do Kurti, nuk varet nga ai


