Sporti

Asnjëri nga treshja e sulmit të Liverpoolit nuk do të largohen këtë verë

04/26/2021 15:57
nga:Lorik J

Liverpool është duke kërkuar sulmues të ri që ta rifreskoj sulmin raporton gazetari, Paul Gorst.

Megjithatë sipas gazetarit të Liverpool Echo, Paul Gorst, asnjëri nga treshja sulmuese e Liverpooli, Mane, Salah dhe Firmino nuk do të largohen këtë edicion, shkruan GazetaBlic Sport.

Këtë edicion treshja e Liverpoolit janë përfshirë në 47 gola gjithsej në Premierligë.

Salah ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar 3, Mane ka shënuar 8 dhe ka asistuar 5, kurse Roberto Firmino ka gjetur portën 6 herë dhe ka asistuar 5 herë për bashkëlojtarët.

/GazetaBlic Sport.