Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 19 raste të reja të infektuara me COVID.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.434.
Njoftimi i MSH’së
07 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 2.174 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.434.
Në total numri i rasteve aktive është 460.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
Pas kritikave në adresë të Osmanit për mosftesën në Samitin e Bidenit, vjen reagimi nga presidenca


