Sporti

Asnjë sportist nuk ka fituar më shumë para se Ronaldo në 2023

02/08/2024 15:14
nga:Mergim Rreci


Historia e Ronaldos përbëhet nga gola dhe tituj, kjo është e sigurt, por portugezi është mësuar të shfaqet edhe në krye të kategorive të tjera.

Në listën e sportistëve që fituan më shumë para në vitin 2023, në vend të parë del futbollisti portugez, i cili pak më shumë se një vit më parë nënshkroi për Al Nassr nga Arabia Saudite, me fitime prej 255.58 miliardë eurosh. 199.81 miliardë paga dhe 55.76 miliardë nga të ardhura të tjera si marrëveshje reklamash, përcjell GazetaBlic Sport.

Të dhënat vijnë nga portali Sportico, i cili bashkoi top-100 sportistët më të paguar vitin e kaluar me një total prej 5.02 miliardë. Në vend të dytë është spanjolli Jon Rahm, i cili luan golf, i ndjekur nga Lionel Messi.

Duhet theksuar gjithashtu se i fundit i klasifikuar në këtë top-100 është Derek Carr, i cili luan futboll amerikan për New Orleans Saints me 30.20 miliardë. Një shifër shumë më e lartë se gruaja më e paguar: tenistja Coco Gauff nuk hyn as në top-100 dhe fitoi ‘vetëm’ 21.10 miliardë euro, midis pagave dhe të ardhurave të tjera.

/GazetaBlic Sport/