Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi është liruar nga spitali pasi ka përfunduar me sukses operacionin në tru.
Reagimi i parë që bëri Adriana pas lirimit nga spitali ishte një koment në rrjetet sociale drejtuar shoqës së ngushtë, Arjola Demirit, shkruan GazetaBlic.
Ndaj këtij komenti të aktores reagimet ishin të shumta, ku njëri prej ndjeksëve e kritikoi pse nuk bëri një shkrim publik për të treguar gjendjen e saj shëndetësore.
“Gjithë ato lutje që i bëmë për shëndetin tënd nuk ishte në gjendje ta bësh një postim për t’i treguar popullit për gjendjen tënde pas operacionit”, ishte komenti i një ndjekësi.
Matoshi nuk ka hezituar të përgjigjet duke u shprehur se në momentin kur të ndihet më mirë do t’i marrë forcat për të shkruar diçka nga shpirti.
“Ditën kur unë u shtriva në spital, Arjola kishte kënduar për mua, sot i çela sytë pak dhe mora telefonin, gjëja e parë që pashë ishte Arjola. Nesër besoj që forcohem e koncentrohem për të shkruar diçka nga shpirti”./GazetaBlic/




