Lajme

Asnjë parti politike nuk ka aplikuar që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale

06/25/2021 10:49
nga:M K

Pavarësisht hapjes së afatit, deri tani asnjë parti politike nuk ka aplikuar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet, që do të mbahen më 17 tetor.

Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike, ka thënë se partitë politike kanë shprehur interesim vetëm për tha për marrjen e materialeve për aplikim.

“Nuk kemi pasur aplikim për regjistrimin e partive politike por kemi pasur interesim të tyre për të marr materialet për regjistrim. Ka shumë kërkesa për sqarimin e procesit të certifikimit. Ende nuk kemi pranuar as kërkesa për certifikim.

I kemi paralajmëruar se afati i fundit është më 30 qershor. Poashtu i kemi lajmëruar se nëse nuk marrin pjesë në tri palë zgjedhje atëherë nuk mund të garojnë më”, ka thënë ai në mbledhjen e KQZ-së.

Buleshkaj ka bërë të ditur se numri i asamblistëve nuk do të ndryshojë nga zgjedhjet e kaluara.

​Afro 24 mijë maturantë nesër i nënshtrohen provimit të Maturës shtetërore