Barcelona duket se ka hequr dorë nga Lewandowski.
Mediat nga Gjermania janë të sigurt: Barcelona nuk do t’i paraqesë një ofertë të katërt Bayern Munich për të sjellë Robert Lewandowskin në Spanjë.
E shkruan BILD, duke shpjeguar se si, megjithatë, sulmuesi polak po mendon të “rebelohet” me Bayernin dhe të mos paraqitet më 12 korrik të ardhshëm në takimin e skuadrës.
Kujtojmë se Bayerni refuzoi tre oferta nga Barcelona për polakun.


