Aro Muric, Edon Zhegrova e Florent Muslija janë përjashtuar nga grumbullimi i kombëtares së Kosovës, pasi kanë thyer rregulloret e FFK’së.
Treshja nuk do jenë sonte në Qipro për ndeshjen e Ligës së Kombeve. Aro Muric e Zhegrova reaguan duke e mohuar lajmin se kanë qenë në klube nate, pavarësisht se Aro duket qartazi në fotografi, teksa Muslija nuk e ka folur asnjë fjalë.
Asnjë reagim nuk ka ardhur nga ai deri më tani, por veç një gjysmë veprimi…
Sot, futbollisti ka mbyllur Instagramin e tij, pra e ka bërë privat, pasi siç duket ka pasur shumë interesim për të parë reagimin e tij… që nuk erdhi.
/GazetaBlic Sport


