Lajme

Asnjë kolonë në pikat kufitare, pritjet 3 deri në 5 minuta

12/31/2022 13:27
nga:L J

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së shtunës nuk ka asnjë kolonë në asnjë nga pikat kufitare.

Sipas kësaj qendre e cila është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pritjet në të gjithë pikëkalimet kufitare të Kosovës si në hyrje, ashtu edhe në dalje, janë 3 deri në 5 minuta.