Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vimtim me virusin korona, shkruan Gazeta Blic.
Gjatë kësaj kohe 69 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë
Njoftimi i plotë i MSh-së:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.814.540 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 816.688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 97.857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 1.552 testime, 69 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.567.


