Lajme

Asnjë i vdekur dhe 363 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

08/24/2022 13:34
nga:Astrit Gashi

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 1 mijë e 411 testime, 363 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 413 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 3 mijë e 126.