Ministria e Shëndëtësisë ka publikuar raportin më të ri për rastet e reja me Covid-19.
Sipas MSH, gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 28 raste të reja, nga 1027 testime të kryera, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 237 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.149 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.971 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.743 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.540.
Në total numri i rasteve aktive është 654.


