Lajme

Asnjë i vdekur dhe 12 raste të reja me coronavirus në Kosovë

05/21/2022 13:41
nga:Astrit Gashi

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për rastet e reja me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 12 raste dhe nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 29 pacientë.

Raporti i plotë:

21 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 113 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.431 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.829 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.545 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 502 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.947.

Në total numri i rasteve aktive është 213.