Sporti

Asnjë goditje në portë nga Atletico Madrid, kjo nuk i kishte ndodhur kurrë Simeones!

04/05/2022 23:17
nga:L J

Skuadra e Manchester Cityt ka fituar ndeshjen ndaj Atletico Madridit me rezultatin e ngushtë 1:0.

Manchester City kishte dominimin absolut në këtë ballafaqim, por kishte vështirësi të thyente mbrojtjen e kundërshtarëve, megjithatë një gjë të tillë e arritën në fundin e ndeshjes, kur De Bruyne realizoi pas 70 minutave lojë, përcjell GazetaBlic Sport.

Atletico Madrid, në anën tjetër zhvilloi një ndeshje për t’u harruar në aspektin ofansiv.

Skuadra e Simeones nuk ka bërë asnjë goditje në portë në ballafaqimin ndaj Manchester Cityt.

Kjo nuk i ka ndodhur asnjëherë Simeones nën drejtimin e madrilenëve…

/GazetaBlic Sport