Stefano Pioli nuk është më trajner i Fiorentinës, shkroi La Viola në faqen e saj zyrtare të internetit.
Nën udhëheqjen e Piolit, Fiorentina nuk regjistroi asnjë fitore në kampionat dhe pas 10 xhirove në Serie A është në pozicionin e fundit.
“Fiorentina njofton se Stefano Pioli është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve sot (4 nëntor). Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin dhe ekipin e tij për profesionalizmin që treguan gjatë punës së tyre.
Menaxhimi teknik i ekipit të parë i është besuar përkohësisht, duke filluar nga stërvitja e sotme pasdite, z. Daniele Galopa”, njofton klubi.
/GazetaBlic Sport


