Sporti

Asnjë ekip gjerman në gjysmëfinalet e Kupave të Europës, nuk ndodhte që prej këtij sezoni

04/18/2025 15:45
nga:Mergim Rreci

Tre kompeticionet e Europës (Liga e Kampioneve, Liga e Europës dhe Liga e Konferencës) kanë mbërritur në një fazë shumë të rëndësishme, në gjysmëfinale.

Për herë të parë që nga sezoni 2020-2021, asnjë ekip i Bundesligës nuk është pjesë e këtyre turneve në këtë raund.

Bajerni i Mynihut u eliminua nga Interi në Champions, Borussiaa nga Barcelona dhe Frankfurti doli jashtë kompeticionit pasi u mposht nga Tottenhami.

Në 2020-2021, bavarezët u eliminuan nga PSG-ja në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve ndërsa Dortmundi nga Manchester City.