Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, është përfshirë në grupin e ndeshjes si mysafir ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.
Francezi pësoi një goditje në ndeshjen me Rayo Vallecanon dhe ishte në dyshim, por në fund i kaloi me sukses testet mjekësore dhe pritet të jetë titullar ndaj “los colchoneros”.
Derbi i Madridit në Riyadh Air Metropolitano është sonte, më 12 mars, në orën 21:00.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Real Madridit.
/GazetaBlic Sport


