Lajme

“Asnjë arsye nuk po e shoh që autostradat tona, për në Shqipëri dhe Maqedoni, të jenë pa pagesë”

02/19/2022 22:35
nga:Arianit Koci

Shkruan: Arianit Koci

Asnjë arsye nuk po e shoh që autoudhët (autostradat) tana, për në Shqipëri dhe Maqedoni, të jenë pa pagesë.

Këto rrugë i kemi më të mirat në regjion, dhe ato duhet mirëmbajtur.

Në anën tjetë, po shoh shumë qytetarë të Serbisë, Maqedonisë, Kroacisë dhe të tjerë, që kanë filluar rregullisht t’i qarkullojnë rruget tana.

Jemi nyje e rëndësishme rrugore.

Pse mos ta zhvillojmë biznesin dhe turizmin e tranzitit?

Me hapë restorane, shitore, pushimore dhe pompa të benzinës brenda autostradave.

Krejt shteti jemi orientuar në kursim; zvogëlim të shpenzimeve.

E për zhvillim ekonomik, duhet stimuluar shpenzimin; qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Propozoj që në autostrada të jenë dy tarifa:
– Tarifat më të lira, për tabelat vendore – apo një takse fikse vjetore;
– Tarifat normale-si në regjion, për veturat tjera!