Lajme

Asnjë ankesë në PZAP për shkelje të heshtjes zgjedhore, të paktën deri më tani

10/16/2021 14:12
nga:M K

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), deri më tani nuk ka pranuar asnjë ankesë për shkelje të heshtjes zgjedhore.

Këtë e ka konfirmuar kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku, për rtv21.

Në Kosovë kjo e shtunë është heshtje zgjedhore. Partitë politike kanë përmbyllur fushatën zgjedhore e cila filloi më 16 shtator dhe përfundoi mbrëmjen e së premtes, konkretisht në ora 00:00.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet, 24 orë para hapjes së Qendrave të Votimit për hedhjen e votës, e deri në mbylljen e tyre, subjekteve politike, mbështetësve ose kandidatëve të tyre u ndalohet:

a) shpërndarja ose shfaqja në mënyrë tjetër në ndonjërën nga Qendrat e Votimit, ose 100 metra brenda hapësirës së të njëjtës, e çfarëdo lloj materiali me qëllim ndikimi tek votuesit;

b) bërja e fushatës në çfarëdo mënyre.