Lajme

Asnjë aktakuzë për sulmin në Banjskë

01/18/2024 08:30
nga:G C

Kanë kaluar gati katër muaj që nga sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Derisa hetimet për këtë rast janë duke vazhduar, nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur për personat që kryen këtë sulm.

E thirrje për ngritjen e aktakuzave të para, bëri ditë me parë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se është koha e fundi që Prokuroria Speciale ta bëjë një gjë të tillë.

Por nga kjo prokurori, kanë vendosur të qëndrojnë të heshtur, përkundër interesimit të televizionit se kur do të ngritën aktakuzat dhe se ku kanë mbërritur hetimet në lidhje me rastin Banjska.

E procedurat për një gjë të tillë sipas avokatit, Qëndrim Arifi, mund të zgjasin deri në dy vjet.

E thirrjet e bëra nga ministri e kryeministrit, që të ngritën aktakuza, Arifi i quan presion.

Kurse sipas juristi, Anton Nrecaj ngritjen e aktakuzave e bënë më të vështirë fakti që të dyshuarit nuk gjenden në Kosovë.

Ai kërkon bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë Speciale.

Në fund të muajit dhjetor, edhe kryeministri Albin Kurti, pati kritikuar Prokurorinë që sipas tij, përkundër fakteve të siguruara nga institucionet e sigurisë, nuk ngriti asnjë aktakuzë për sulmin në Banjskë të Zveçanit.