Kupa e Botës 2022

Asllani: Zgjodha Shqipërinë sepse është vendi i origjinës, një pjesë e madhe e zemrës sime është italiane

12/08/2022 19:26
nga:Mergim Rreci

Kristjan Asllani mund të kishte luajtur për Italinë, por ai zgjodhi Shqipërinë. I pyetur nga mediet italiane për këtë vendim, mesfushori thekson se origjina e thërret.

“Unë kam lindur atje, origjina jote të thërret. Një pjesë e madhe e zemrës sime është italiane, por m’u duk e drejtë ta bëja këtë për të respektuar origjinën time.”-tha lojtari i kombëtares “kuqezi”.

Më tej duke folur për Kupën e Botës, Katar 2022, Asllani theksoi se dëshira e tij është që trofeu të fitohet nga një lojtar i Inter-it.

“Kupa e Botës? Do të doja që një kampion bote të ishte në dhomat e zhveshjes së Interit. Dhe unë do të doja të luaja në sezonin e ardhshëm me të, tifozët tanë e meritojnë një gëzim të tillë,”-u shpreh shqiptari.