Euro2024

Asllani mes emrave që spikatën me lëvizje spektakolare në grupet e EURO 2024

06/28/2024 10:26
nga:Mergim Rreci

Pas përfundimit të fazës së grupeve të Kampionatit Europian në Gjermani, faqja zyrtare e UEFA EURO 2024 ka përmbledhur në një video disa nga lojtarët që realizuan driblime dhe lëvizje spektakolare në fushën e blertë.

Mes lojtarëve në fjalë është edhe lëvizja e mesfushorit të kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllanit në ndeshjen kundër Spanjës, që e la tokë Alex Baena-n.

Krahas videos në postimin e faqes së UEFA EURO 2024 shkruhet: “Përfundimi i fazës së grupeve me disa aftësi mahnitëse”’.