Sporti

Askush si Vedat Muriqi, sulmuesi kosovar thyen rekordin tek klubi i tij për vetëm pak muaj!

04/19/2022 20:19
nga:L J

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi po vazhdon shkëlqimin e tij në klubin e La Ligas, Mallorca.

Muriqi ka shënuar para pak minutash ndaj Alavesit në derbin e mbijetesës në La Liga – me ç’rast e thelloi avantazhin e ekipit të tij në 2:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Vedat Muriqi tashmë është përfshirë në pesë gola në vetëm 12 ndeshje në La Liga (katër gola dhe një asistim).

Ai është i përfshirë në më shumë gola se çdo lojtar tjetër në klubin e Mallorcas në vitin 2022.

Impakti që ai kishte në këtë klub është mjaft i madh.

/GazetaBlic Sport