Sporti

Askush si Mark Noble në Premier League që prej vitit 2007

12/29/2021 19:04
nga:Lorik J

Mark Noble është një legjendë e West Ham United.

Mesfushori ishte në fushë dje në fitoren që “Çekiçët” morën në transfertë kundër Watford.

Noble shënoi me penallti golin e tretë në fitoren 4-1 që mori skuadra e tij.

Ai e çoi topin në rrjetë dhe bëhet lojtari i vetëm në Premier League, që shënon çdo vit kalendarik në kampionat nga viti 2007.