Visar Bekaj është kampion me Tiranën në Kategorinë Superiore. Ai fitoi titullin me ekipin e Tiranës në këtë sezon, duke pasur statistikat mbresëlënëse në portë.
Bekaj, portieri i Tiranës dhe kombëtares së Kosovës ka statistika fenomenale dhe jo rastësisht është edhe kampioni i portës, ose portieri më i mirë në Shqipëri edhe në këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.
Në një analizë të detajuar nga ekipi i SuperSport në Shqipëri vërehet dukshëm se sa i mirë ka qenë Bekaj sezonin 2021/22.
Më poshtë keni statistikat e përgatitura nga SuperSport:
Gola të evituar 7.67 – portieri kosovar ka arritur të shmang shumë raste për gol që kanë pasur një rrezikshmëri mbi 70% për gol.
Gola të pësuar për 90 min, 0.55 – Statistika më e mirë në kampionatin shqiptar.
Pritje me reflekse, 56.6% – Rastet kur portieri intervenon brenda pesë metërshit.
Dalje nga vija e portën, 82% – Portieri që ka dalur më së shumti nga vija e tij, për të ndihmuar bashkëlojtarët në pjesën e fundit.
Duelet ajrore të fituara 92.2% – Shifër tejet e lartë, ai ka kontrolluar pothuajse gjithçka në ajër.
/GazetaBlic Sport/


