Sporti

“Askush nuk krahasohet me Messin, ishin 10-15 “Messi të ri”, por të gjithë dështuan”

10/07/2022 17:56
nga:E K

Pep Guardiola beson se askush nuk krahasohet me Lionel Messin.

Kështu është përgjigjur trajneri i Manchester City kur u pyet për të komentuar krahasimet mes sulmuesit të PSG-së dhe Erling Haaland, shkruan abcnews.al.

“Askush nuk krahasohet me Leo Messin. Kishte kaq shumë “Messi të ri”, 10-15, por të gjithë dështuan.

Të gjitha pyetjet kanë të bëjnë vetëm me Haaland, por djemtë në ekip e marrin shumë mirë. Për shembull, Kevin de Bruyne është një person i jashtëzakonshëm dhe ai është i lumtur që Erling është këtu. Dhe kjo vlen për të gjithë lojtarët e Cityt”, tha Guardiola.