Showtime

Askush nuk e vuri re, Luana Vjollca tregoi në emisionin e saj si i ka raportet me Bora Zemanin sot

11/24/2022 08:28
nga:G C

Të gjithë e mbajmë mend miqësinë e Luana Vjollcës dhe Bora Zemanit disa vite më parë. Vajzat shiheshin shpesh në publik bashkë dhe ruanin një marrëdhënie mjaft të mirë mes tyre.

Ato u njohën në kohën kur ishin velina në programin “Fiks Fare” ku Bora zëvendësoi Luanën. Madje edhe në intervista të ndryshme televizive vajzat janë pyetur shpesh për raportin e tyre duke ndarë fjalët më të mira për njëra tjetrën.

Disa vite më parë, Bora në një intervistë për moderatoren Dojna Mema shprehej se tipari që pëlqente më shumë te Luana ishte se ajo ishte mjaft e sinqertë me rrethin e ngushtë të miqve që mban pranë vetes. Ndërsa fliste për raportin mes tyre, Bora tha se edhe pse nuk takohen shpesh çdo herë e fillojnë bisedën aty ku e kanë lënë, shkruan Vip Magazine.

Por sot vajzat duket se nuk kanë më asnjë raport mes tyre. Në emisionin e fundit nën autorësinë e saj ”Zemër Luana”, Luana Vjollca e tha publikisht se nuk ka asnjë vajzë që ajo e konsideron shoqe, e këtu duket se nuk përjashtohet më as Bora Zemani. “Po unë pse nuk jam te festa e gocave. As shoqe nuk kam në jetën reale, as këtu nuk më keni vënë”, tha Luana Vjollca teksa vajzat e ftuara zhvillonin një sfidë për tiparet e partnerëve të tyre.
Marrëdhënia mes dy moderatoreve u kthye në vëmendje edhe pak ditë më parë, kur

Donaldi thumboi publikisht Luanën në lidhje me deklaratat e saj publike për klikimet e emisionit të saj. Kjo e fundit u përgjigj duke thënë “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.

Në mes të diskutimit u fut edhe Beatrix Ramosaj e cila i kërkoi Luanën t’i mësojë ata se si bëhet një emision i tillë.