Sporti

“Askush nuk donte të luante me Ibrën në fillim”, Maldini: Ai të ofendonte, por e bënte më qëllim të mirë

11/05/2022 12:49
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Spezia-s, Daniel Maldini foli për përvojën te Milan në prag të sfidës me “Djallin”.

Maldini theksoi për mediet italiane se Ibra të ofendon, por sipas sulmuesit ai e bën atë gjë për një qëllim të mirë.

“Ibra të ofendon, por e bën për një qëllim të mirë. Më pas ai përfundon stërvitjen dhe qetësohet. Ai të afrohet, të përqafon. Sigurisht, kur ai mbërriti, askush nuk donte të luante ndeshje në ekipin e tij në stërvitje. ‘Le të shpresoj se nuk është radha ime sot’, thonim me vete”-tha Maldini.