Lajme

ASK publikon të dhënat për shkurtin: U prodhua më pak energji, u rrit importi edhe pse kishte më pak konsum

04/26/2023 18:13
nga:Astrit Gashi

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit dhe energjisë, si dhe për importin dhe eksportin e energjisë për muajin shkurt të vitit 2023.

Krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, prodhimi bruto i energjisë nga termocentralet ka shënuar rënie për 11.44 përqind. Ulje ka shënuar edhe eksporti i energjsë për 21.41 për qind, derisa importi është rritur për 10.76 për qind, edhe pse konsumi ishte me i vogël.

“Gjatë muajit Shkurt të vitit 2023 Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 713.21 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 496.61 GWh apo -1.4 % më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak . Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13.94%… Importi i energjisë elektrike në Shkurt të vitit 2023 ishte 302.33 GWh kurse Eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 143.7 GWh”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas ASK-së, ka rënie edhe në prodhimin e thëngjillit.