Lille ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Brest.
Vendasit u rikthyen nga disavantazhi prej 0-1 për të marrë tre pikë të plota në fund, shkruan GazetaBlic Sport.
Protagonist në fitoren e skuadrës së Lille ishte edhe sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova.
Zhegrova asistoi në golin e barazimit të Diakite në minutën e 60’të të takimit.
Pas ndeshjes ylli kosovar ka pasur një vlerësim të lartë nga faqja e njohur “WhoScored”.
Zhegrova u vlerësua me notën 6.9.

/GazetaBlic Sport/


