Lajme

Asistenti i zv.ministrit të Shëndetësisë ofendon rëndë Isa Mustafën pas deklaratës për Listën “Guxo”

07/10/2021 14:17
nga:M K

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së djeshme ka komentuar përçarjet në Listën “Guxo” në kohën kur fillojnë të definohen gjërat rreth pjesëmarrjes së subjekteve politike në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Mustafa në një deklaratë për media ka thënë se nuk merret me listën “Guxo”, ngase siç është shprehur ai, të merret me ta “është si të merret me borën e vjetme”.

Kjo deklaratë e Mustafës nuk i ka pëlqyer asistentit të zëvendësministrit të Shëndetësisë. Arsim Berisha, i cili vjen nga Lista Guxo.

Arsim Hoxhaj, asistent i zëvendësministrit në fjalë ka sharë dhe ofenduar ish-kryeministrin, Isa Mustafa duke komentuar në një nga mediat online që ka publikuar lajmin.

“Veq ta kanë iq atë nanë qata, ta kan hup farën ty dhe servilëve të tu Maqorr”, shkruan ai në komentin të cilin e keni edhe me fotografi më poshtë.

Kujtojmë se, Lista “Guxo”, këto ditë ka pasur disa përçarje të mëdha, në kohën kur fillojnë të definohen gjërat rreth pjesëmarrjes së subjekteve politike në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Akuza të njëpasnjëshme kishte nga anëtarët të kësaj liste, pasi kanë filluar pretendimet që Lista “Guxo” të garojë e vetme në zgjedhje dhe jo bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërkohë nga KQZ, gjatë ditës së djeshme kanë njoftuar se Lista “Guxo” ka aplikuar për certifikim për zgjedhjet e 17 tetorit.