Lajme

Ashton në Beograd takohet me Daçiqin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

04/25/2024 14:01
nga:Y I

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Baronesha Catherine Ashton, po qëndron për një vizitë në Beograd.

Ajo sot është takuar me kreun e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, me të cilin kanë biseduar për raportet bilaterale dhe në mënyrë të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi.

Në njoftimin e MPJ serbe thuhet se Ashton dhe Daçiq janë pajtuar se dialogu është e vetmja mënyrë që sjell rezultate.

“Gjatë bisedimeve vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve që kanë të bëjnë me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Bashkëbiseduesit u pajtuan se vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë që do të sjellë rezultate, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Ndërsa Ashton, sipas MPJ serbe ka thënë se “Serbia ka një rol kyç në rajon” dhe se “ka shprehur besimin e saj se anëtarësimi i Serbisë në BE është synim që duhet ndjekur”.