Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar tërheqjen e të gjitha trupave policore nga veriu i Mitrovicës, raporton Gazeta Blic.
Pas mbledhjes së këshillit të sigurisë, Vuçiq, tha se Serbia është e gatshme që të dialogojë me Kosovën, por që ata duhet fillimisht t’i tëeheqin trupat policore nga pikat kufitare.
“Serbia është gjithmonë e gatshme të pranojë dialogun, por nuk do të pajtohet për veprime të njëanshme dhe në biseda me shtetet e forta të botës kam marrë një propozim se si do të mund të ishte një zgjidhje kompromisi, dhe e kam refuzuar sepse nuk është një kompromis, por poshtërim për Serbinë. Zgjidhja e vetme është tërheqja e të gjitha trupave nga veriu i Kosovës, të kthehemi në situatën e mëhershme, e më pas mund të shkojmë e të bisedojmë”, ka thënë presidenti serb.
Përfundon mbledhja e këshillit të sigurisë, Vuçiq me fjalë të rënda!


