Lajme

“Ashpërsohet” gara në PDK: Enver Hoxhaj sot ose nesër shpallë kandidaturën për kryetar të partisë

06/30/2021 14:38
nga:N M

Kanë mbetur vetëm edhe 24 orë kur do të mbyllet afati për secilin që dëshrion t`i hyjë garës për kryetar të partisë Demorkatike të Kosovës.

Të entjën në ora 17 përfundon afati.

Por deri më tani vetëm një- Memli Krasniqi që aktualisht është nënkryetar i PDK ka paraqitur kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e partisë.

Këtë Krasniqi e kishte bërë në mbledhjen e këshillit Drejtues të këtij subjekti politik që ishte mbajtur vetëm pak ditë më parë.

Gazeta Blic nga burimet e saja brenda PDK ka kuptuar se garës për kryetar të partisë më të madhe opozitare do t`i hyj edhe Enver Hoxhaj.

“Sot, ose më së largu nesër Enver Hoxhaj do ta bëjë publike kandidaturën e tij “, ka thënë ky burim i gazetës.

Gazeta Blic ka tentuar të flas me Enver Hoxhajt por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të redaksisë.

Memli Krasniqi në momentin që kishte shpallur kandidaturën në një fjalim të gjatë para Këshillit Drejtues kishte treguar edhe vizionin e tij për këtë parti në mënyrë që PDK t`i kthehet besimi qytetarë.

“Më 3 korrik, do të kemi një proces demokratik zgjedhor për Kryetarin e PDK-së. Duke qenë krenar me rrugëtimin tonë për Kosovën, dhe duke ndier përgjegjësinë e madhe që kemi për të ardhmen, unë kam vendosur që të kandidoj për të udhëhequr PDK-në. Jam plotësisht i bindur që së bashku do ta ndërtojmë profilin dhe ekipin që na duhet, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një adresë të mirëfilltë politike, për të cilën ata kanë shumë nevojë. Jam më se i vendosur që së bashku ta çlirojmë potencialin e demokracisë, meritokracisë dhe përkushtimit, që PDK-ja të jetë derë e hapur për gjithësecilin që don dhe ka çfarë t’i japë vendit, shoqërisë dhe institucioneve shtetërore”, kishte thënë Krasniqi.

Mbështetur në statutin e PDK kandidati/ja që synon të garoj për kryetar ka afat kohor ta shpall kandidaturën deri dy ditë para mbajtjes së Konventës, pra më 1 korrik (E enjte) ora 17h.

Kandidati/ja që garon për Kryetar, duhet të paraqes listën me 50 nënshkrime të delegatëve nga 818 sa ka gjithsejt Konventa si dhe platformën e tij/saj politike.

Memli Krasniqi shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së