Kuvendi Zgjedhor i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka zgjedhur tetë anëtarët e rinj të rregullt dhe katër korrespodentë.
Si anëtarë të rinj të rregullt akademikë u zgjodhën, Bardh Rugova e Shkumbin Munishi nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Nga Seksioni i Shkencave Shoqërore anëtarë të rregullt u zgjodhën Arsim Bajrami, Besnik Krasniqi e Frashër Demaj.
Nga Seksioni i Shkencave të Natyrës, anëtarë u bënë Arsim Morina e Salih Gashi. Nga Seksioni i Arteve anëtar u zgjodh, Xhevdet Xhafa.
Ndërkaq, u zgjodhën edhe katër anëtarë korrespondentë.
Muhamet Mala u zgjodh anëtar korrespodent nga Seksioni i Shkencave Shoqërore, nga ai i Shkencave të Natyrës, Enver Hamiti, ndërkaq dy anëtarë korrespodent u zgjodhën nga Seksioni i Arteve, Ismet Jonuzi e Zake Prelvukaj.