Lajme

Asgjësohen mallra të skaduara me vlerë 11 mijë euro në Prishtinë

05/21/2021 11:28
nga:Y I

Në Prishtinë janë asgjësuar mallra me afat të skaduar me vlerë 11 mijë euro, përcjell Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Njoftimi i plotë:

Kompanitë e përgjegjshme e largojnë me kohë mallin me afat të skaduar, dhe e ftojnë Inspekcionin në mbikëqyrje të asgjësimit. Kësisoj, sot u asgjësuan mallra ne vlerë mbi 11 mijë euro.

Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë që nuk takson për një shërbim të tillë, në mënyrë që të inkurajohen të gjitha bizneset që të veprojnë njësoj.