Kevin De Bruyne mund të jetë në gati për finalen e së dielës në Kupën Carabao pasi duket se lojtari s’ka ndonjë dëmtim të madh.
De Bruyne u lëndua në minutën e 48-të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës FA të së Shtunës 1-0 nga Chelsea në Wembley, përcjell GazetaBlic Sport.
&29-vjeçari do të vazhdojë të monitorohet çdo ditë, por kontrollet të hënën sugjeruan se ai po përparonte mirë, edhe pse ai do të humbasë ndeshjen e së mërkurës kundër Aston Villa.
De Bruyne pritet të luajë edhe në ndeshjen e së Dielës në Wembley kundër Tottenham.
Nëse jo, gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve të mërkurën e ardhshme kundër Paris Saint-Germain konsiderohet si një objektiv i mundshëm i rikthimit të tij.
/GazetaBlic Sport


