Sporti

Asgjë mbarë për Dritën, një karton i kuq dhe një gol i pësuar në 45 minutat e parë

07/29/2025 21:01
nga:Mergim Rreci

Drita është duke humbur 0:1 nga Kopenhaga pas pjesës së parë në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues për në Ligën e Kampionëve.

Ishte Andreas Cornelius ai që realizoi për 0:1 në minutën e 42-të të takimit.

Pikërisht ndaj Corneliusit ishte ndërhyrja që i kushtoi me karton të kuq Liridon Balajt në minutën e 27-të.

Tani, danezët po fitojnë me rezultat total 0:3 ndaj kampionit në fuqi të Kosovës.