Lajme

Asgjë e re, dështon për herë të 21-të konstituimi i Kuvendit

05/25/2025 11:27
nga:G B

Ka dështuar për të 21-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Propozimi për të votuar komisionin për votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit nuk i mori votat e nevojshme.

53 deputetë votuan pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Në këtë mënyrë duke mos pasur votat e nevojshme, seanca u ndërpre.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se seanca e radhës do të vazhdojë më 27 maj, e martë, në ora 11:00./Gazeta Blic/