Lajme

Asgjë e re, dështon edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit

07/15/2025 11:28
nga:Y I

Ka dështuar edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e ish-opozitës nuk kanë votuar në lidhje me formimin e Komisionit për votim të fshehtë i hedhur në votim nga kryesuesi Dehari.

Ky komision mori veç 51 vota, vota ato të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për 51, kundër s’ka, abstenim s’ka” tha Dehari raporton “Gazeta Blic”.

Seanca e radhës pritet të mbahet pas 48 orësh.

 

Sot përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës