Sporti

Asensio në radarin e Manchester United

06/11/2022 13:08
nga:E K

Manchester United ka shprehur interesim për spanjollin e Real Madrid, Asensio.

“ABCes” raporton se “Djajtë e Kuq” janë duke e monitoruar situatën e spanjollit te Reali para se të bëjnë ofertë për të, shkruan GazetaBlic Sport.

Ronaldo mund të luajë rol kyç në transferimin e tij pasi të dy kanë agjentin e njëjtë, Jorge Mendes.

Pikërisht Mendes mund ta bind lojtarin që të kalojë në “Old Trafford” për shkak të portugezit me të cilin dikur luanin bashkë te “Los Blancos”.

/GazetaBlic Sport/