Sporti

Asensio luajti më shumë në ndeshjen Spanjë-Zvicër sesa komplet këtë edicion me Real Madridin!

09/25/2022 10:37
nga:L J

Megjithatë, ka një notë pozitive në humbjen e Spanjës.

Kjo është performanca e Marco Asensio, i cili me asistimin ndaj Zvicrës shkoi në numrin e 10 asistime në 22 paraqitje, më shumë se çdo lojtar tjetër që ka veshur ndonjëherë fanellën e Furies së Kuqe.

Jordi Alba ishte ndalur në 8 asistime dhe ndodhet i dyti tani.

Shifra tjetër në lidhje me Asensio është negative: lojtari në fakt ka luajtur më shumë minuta kundër Zvicrës sesa në të gjithë sezonin me fanellën e Real Madridit (63).

/GazetaBlic Sport