Lajme

Eksperti i sigurisë: Vrasjet e fundit janë cënim i sigurisë dhe rrezikim i jetës së qytetarëve

11/30/2023 15:28
nga:N K

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka folur në lidhje me vrasjet që ndodhën së fundi në vendin e Kosovës, raporton Gazeta Blic

Elezi tha se ajo që ndodhi mbrëmë, ku ndodhi një grabitje e armatosur e më pas vrasja e gruas, janë cënim i sigurisë së përgjithshme, sdiomos rrezikim të jetës së qytetarëve nga persona të cilët posedojnë armë pa leje.

Vërtetë rastet e mbrëmshme janë treguar serioz i cënimit të sigurisë së përgjithshme, sidomos rrezikimit të jetës së qytetarëve nga persona të cilët kanë mundësi të posedojnë armë pa leje dhe të njëjtit të ushtrojnë aktivitete të dhunshme siç ishte ky rasti i fundit grabitje dhe më pas vrasje“, tha ai.

Elezi tha se, numri i madh i rasteve të tilla flet qartë për një pasiguri të madhe dhe shtoi se shoqëria në përgjithësi nuk është mjaftueshëm e disiplinuar sa i përket veprimeve të institucioneve të zbatimit të ligjit.

“Numri i madh i rasteve të cilat viteve të fundit janë shtuar në Kosovë, flet qartë për një pasiguri të madhe e cila po reflekton në të gjitha poret e jetës, dhe poashtu është një tregues serioz se shoqëria në përgjithësi nuk është mjaftueshëm e disiplinuar sa i përket veprimeve të Institucioneve të zbatimit të ligjit, e të cilat do të duhet të ndërmarin veprime për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat fillimisht që posedojnë armë në mënyrë të kundërligjshme, atëherë mendojë që ne do të kemi mundësi të degradimit edhe më shumë të situatës së sigurisë në aspektin e krimit të organizuar apo veprave të ngjashme siç i kemi parë”, tha Elezi.

Ai theksoi se, në rastin e natës së kaluar ku mbeti një pjestarë i familjes i vrarë nga persona të panjohur, institucionet e zbatimit të ligjit nuk kanë marrë masat e duhura, për t’i identifikuar këta persona të cilët kanë mundësi të organizimit të veprave të tilla.

Duke iu referuar asaj që Policia e Kosovës ka deklaruar kemi të bëjmë sidomos me një rast të rëndë ngase njerëz të panjohur deri më tani kanë ndaluar familjarë në një familje për t’i grabitur dhe më pas dhe kanë vrarë njërin nga perosnat prezent.
E këto raste janë treguar serioz, Institucionet e zbatimit të ligjit nuk kanë marrë masat e duhura, fillimisht për t’i identifikuar grupet apo personat të cilët kanë mundësi të organizimit veprave të tilla penale dhe poashtu për t’i nxjerrë para drejtësisë apo për të dhënë dënimet e merituara në mënyrë që çdo qytetarë të ketë parasysh se verpime të tilla do të sanksionohen”, deklaroi ai.

Tutje Elezi theksoi se, Policia e Kosovës në bashkëpunim me MPB duhet të analizojnë shkaqet dhe shkaktarët e zhvillimeve dhe më pas të hartojnë plane konkrekte operative për gjetjen dhe largimin e armëve nga duart e personave jo kompetent.

“Mund të them se Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme duhet të marrinë në konsideratë situatën e krijuar të analizojnë shkaqet dhe shkaktarët e zhvillimeve dhe më pas të hartojnë plane operative, konkrete fillimisht për gjetjen dhe largimin e armëve nga duart e personave jo kompetent të cilët nuk kanë trajnime të nevojshme dhe leje të nevojshme për posedimin e armëve”, deklaroi ai.

Ai së fundmi tha se, Policia e Kosovës, MPB-ja si dhe Prokuroria e shtetit duhet të jenë të organizuar dhe të marrin veprime të duhura për parandalimin e rasteve të tilla.

“Kujtojë se, Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme si dhe Prokuroria e shtetit duhet të jenë mirë të organizuar dhe së fundmi të marrin veprime të duhura për parandalim sepse vetëm parandalimi është sinjal pozitiv se neve do të vendosim çdo qytetarë apo grup i cili ka kryer vepra të tilla para përgjegjësisë”, përfundoi Elezi për Gazeta Blic.