Sporti

Asani “shkund merimangat”, shënon gol nga rreth 30 metra

08/18/2023 15:50
nga:E K

Tjetër “perlë” nga Jasir Asani nga Azia e Largët. Ish-futbollist i Partizanit ishte protagonist absolut në ndeshjen mes Incheon dhe Gwangju, e mbyllur në barazim 2-2.

Deri në minutën e 79-të, vendësit po udhëhiqnin 2-0 kur “ngitet në katedër” futbollisti kuqezi.

Goditje e lirë për Gwangju, të cilën e mori përsipër Asani: goditje perfekte e tij, me topin që “shkundi merimangat” aty ku bashkohet shtylla me traversën.

Në kohën shtesë (90+23’), Gwangju gjeti golin e barazimit, me autor Lee Kun-Hee.

Një pikë e rëndësishme për skuadrën e Asanit, që renditet në vendin e katërt pas 27 ndeshjesh.

28-vjeçari me këtë finalizim shkon në kuotën e 6 golave në 25 ndeshje aktivizim.