Lajme

Asamblistët e LVV-së marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës

01/05/2022 09:58
nga:Q R

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka njoftuar se asamblistët e tyre do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ku pritet të zgjedhet Kryesuesi i Asamblesë.

LVV në njoftimin e bërë për media thekson se nuk do të jetë bllokuese e proceseve, prandaj do të qëndrojnë në sallë gjatë procesit të votimit.

“Edhe pse subjekti më i madh dhe me të drejtën e propozimit të kandidatit për kryesues, LVV nuk do ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe ja kalon radhën subjekteve që bashkërisht i fituan zgjedhjet në Kryeqytet me 14 nëntor. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do të jetë bllokuese e proceseve, por as nuk do të ju bëjë shërbime subjekteve tjera. E, megjithatë ne do të qëndrojmë në sallë gjatë procesit të votimit”, thuhet në njoftim.

Më tej, LVV thotë se mbetet përgjegjësi e kryetarit të zgjedhur dhe subjektit të tij që t’i arrijnë numrat e nevojshëm për ta përfunduar procesin e konstituimit, që sipas tyre është edhe ashtu i vonuar, të Kuvendit Komunal.

LAJMI I FUNDIT: Arrihet koalicioni LDK- PDK