Shefi i asambleistëve të LDK-së në Malishevë, Argjend Thaçi, i shoqëruar nga shumë kryetarë të nëndegëve të kësaj partie, ka bërë të ditur se nuk e mbështesin vendimin e kryetarit të degës së LDK-së, për koalicion me PDK-në në këtë komunë.
Siç thotë Thaçi, shumica e anëtarësisë së LDK-së në Malishevë, janë kundër çdo koalicioni me partitë që janë në balotazhin e 14 nëntorit: PDK-në dhe Nisma-n Socialdemokrate.
Ai shton se janë të vendosur që elektorati i tyre të votojë në mënyrë të lirshëm secilin kandidatë që është në balotazh në garën për Malishevën.
“Për hir të informimit të drejtë të elektoratit të LDK-së në Malishevë, duke u bazuar në një publikim me fotografi të kryetarit te degës së LDK-së, për kinse koalicion parazgjedhor me PDK-në, ne si kryetarë të Nëndegëve që gjindemi sot në këtë takim dhe shumë të tjerë të cilët për arsye përsonale nuk kanë mundur të jenë prezent, vlerësojmë se shumica e strukturave (nëndegëve) dhe elektoratit në përgjithësi janë kunder kualicionit të LDK-së me dy partitë që janë në balotazh. Andaj, ne si kryetarë të nëndegëve do të përfaqësojmë qendrimin e elektoratit tonë që antarësia e LDK-së të votoj sipas vullnetit të lirë të tyre. Falenderojmë të gjithë votuesit që gjithmonë qëndruan besnik dhe të palëkundur në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Argjend Thaçi.