Në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci sot ka kaluar pika e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka bërë të ditur hapin tjetër që do të merret lidhur me anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Në njoftimin e lëshuar në platformën X thuhet se më 18 prill pritet që të mbahet një debat parlamentar për Raportin e anëtarësimit të Kosovës.
“Komiteti i Çështjeve Politike të PACE, i mbledhur në Paris, ka rekomanduar që Kosova të ftohet të bëhet anëtare e Këshillit Evropian”.
“Hapi tjetër: një debat plenar – që pritet të mbahet më 18 prill – dhe një votim i plotë nga Asamblea mbi qëndrimin statutor”, thuhet në njoftim.
Sot në Paris të Francës në takimin e Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci ka folur edhe raportuesja për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis.