Lajme

Asambleja e Përgjithshme e OKB nis sot punimet, pjesë edhe Osmani

09/13/2022 09:56
nga:Genita C

Këtë të martë nis punimet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të mbahet seanca e 77 e saj.

Diskutimet kryesore do të mbahen midis datave 20-26 shtator, derisa temë e diskutimit do të jetë edhe Kosova.

Në New York do të qëndrojë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Tema të tjera të diskutimeve do të jenë zhvillimet aktuale globale, duke nisur nga lufta në Ukrainë.Asamblesë me një fjalim do t’i drejtohet edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.