Lajme

Asambleistja e LDK-së në Podujevë krikon VV-në për trajtim jo të barabartë të qytetarëve llapjanë

12/16/2021 12:52
nga:Gazeta Blic

Asambleistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvendin Komunal të Podujevës, Donjetë Sheqiri, ka publikuar fakte të nepotizmit nga ana e Komunës së Podujevës, në përzgjedhjen e bizneseve llapjanë për vendosjen e shtëpizave në sheshin e qytetit.

Në një shkrim të saj në Facebook, Sheqiri, ka publikuar vendimin për lëshimin e leje për shtëpiza nga ana e Komunës së Podujevës, ku sipas saj, ka qenë i pabarabartë.

Madje, Sheqiri thotë se zotimi i udhëheqësve të komunës për qeverisje të barabartë po hidhet poshtë nga vetë ata.

Shkrimi i plotë:

Dje në konkursin për infermierë, e sot tek përzgjedhja e bizneseve Llapjane për shtëpizat.

Zotimi juaj për qeverisje të barbartë brenda dy ditësh hidhet poshtë nga vetë veprimet tuaja, perzgjedhja në baza partiake dhe trajtimi jo i barabartë i qytetarëve dhe bizneseve Llapjane dëshmon qartë se cka pritet nga kjo qeverisje për 4 vite!